Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar dje me armë ndaj dy personave në plazhin e Durrësit.
Sipas policise, 33-vjeçari pas nje sherri per motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri,
I riu besohet se dje pati një konflikt me dy të rinj, një 18-vjeçar me inicialet F. T., dhe një 24-vjeçar me inicialet Sh. T., të dy banues në Durrës. Ai ka qëlluar me armë drejt tyre dhe më pas e ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi.
Detajet e Policisë
Qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së ndodhur më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh.
Vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shërbimet e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Ky shtetas dyshohet se më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.