Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Diskutimi i sotëm pozitiv, hapja e listave angazhimi ynë karshi njerëzve


Pozitiv e ka quajtur kryeministri Rama tryezën e sotme në Këshillin Politik.

Pas përfundimit të saj kreu i qeverisë ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka theksuar se diskutimet do vijojnë, nëse është nevoja pa ndërprerje.

Kryeministri tha gjithashtu se hapja e listave është një angazhim i PS-së përballë votuesve ndërsa përmendi se fundi i korrikut është afati kur duhej përmbyllur marrëveshja zgjedhore.

“Do të vazhdojmë të diskutojmë. Ne jemi gati të vazhdojmë diskutimet pa ndërprerje. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan kohë, por ne kemi një kalendar që është i përcaktuar që është fundi i muajit korrik.  Do shikojmë në proces, por besoj se diskutimi ishte pozitiv. Koha ka kufizimin e vet, për shkak se hapja e listave për ne nuk është një variant, por një angazhim karshi njerëzve. Ne dëshirojmë t’i përfshijmë qytetarët në atë që nesër pritet të jetë grupi ynë parlamentar dhe na takon të mbrojmë arritjen tonë të madhe, barazinë gjinore në parlament. Ne do ta çojmë deri në fund edhe angazhimin që kemi marrë në 5 qershor.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi gjatë deklaratës për mediat se do mundohet të bindë opozitën parlamentare që të jetë më elastike në kërkesat e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *