Sot në orën 11:00 ka rinisur puna e Këshillit Politik, për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama është paraqitur në Pallatin e Kongreseve me një maskë të zezë në fytyrë, për të zbatuar masat e vendosura nga qeveria e tij për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.
Ndërsa kryedemokratin Lulzim Basha kjo e hënë e ka gjetur në Kosovë dhe në vend të tij do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi si dhe Rudina Hajdari.
Ndryshe nga kryeministri, Gazment Bardhi, Petrit Vasili, Ivi Kason dhe Oerd Bylykbashi nuk mbanin maskë në fytyrë. Por në momentin kur janë ulur në tryezë, të gjithë i kanë vënë maskat.