Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një automjet në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrugën “Ramazan Jella”, në qendër të qytetit.
Akoma nuk dihet shkaku i shpërthimit, por paraprakisht besohet se i ishte vënë eksploziv. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Pronari i mjetit ka parë makinën e dëmtuar, kur ka shkuar në mëngjes për ta marrë.
BalkanWeb thotë se në mjetin tip Renault me targa AA 301ZZ ka vetëm dëme të lehta materiale.