Vendosni fjalën kyçe....

Shumica tërhiqet nga shkarkimi i Metës


Shumica është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Meta, të cilin e akuzonte për shkelje të Kushtetutës lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë leximit të raportit përfundimtar, kreu i Komisionit Hetimor, Manja, tha se shkeljet e Presidentit Meta nuk ishin të mjaftueshme për të kërkuar shkarkimin e tij nga parlamenti.

“Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor i sugjeron dhe i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë këto zgjidhje.

Rishikim të dispozitave kushtetuese për të qartësuar pozitat e presidenti, një ligj organik për presidentin. Në kuadër të ligjeve të reja të reformës në drejtësi ka qenë dhe një ligj organik për Presidentin i Republikës po u tërhoq nga procedura sepse nuk qartësonte kompetencat e Presidentit por merrej me privilegjet presidenciale. Mbyllet veprimtaria e këtij komisioni hetimor.” – tha ndër të tjera Manja.

Shumica kërkoi shkarkimin e kreut të shtetit dhe për këtë iu drejtua për opinion edhe Komisionit të Venecias.

Në raportin përfundimtar të këtij komisioni, thuhej se Presidenti Meta nuk e kishte shkelur Kushtetutën lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe u bëhej thirrje palëve për dialog.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *