Vendosni fjalën kyçe....

Spanja rikthen masat shtrënguese për mos përhapjen e koronavirusit


Autoritetet spanjolle vazhduan edhe sot me vendosjen e masave kufizuese për frenimin e rritjes së rasteve me koronavirusin e ri, në rajonin e Murcie duke vendosur mbylljen e diskotekave apo bareve të natës pa terraca.

“Masa të reja për frenimin e COVID-19 u vendosën si ndalimi i aktiviteteve argëtuese në ambjentet e brendshme. Vetëm terracat janë të lejuara”, njoftoi në Twitter presidendi rajonal i Murcies, Fernando Lopez Miras duke shtuar se takimet me më shumë se 15 persona janë të ndaluara.

Ky rajon bregdetar ka njoftuar gjithashtu mbylljen e qendrave ditore për të moshuarit dhe kufizimet në vizitat në disa shtëpi të moshuarish, masë tashmë e paralajmëruar këtë fundjavë nga Vendi Bask (veri).

Spanja, e goditur rëndë nga pandemia me zyrtarisht më shumë se 28 400 të vdekur, ka  regjistruar më shumë se 150 vatra aktive, disa prej të cilave konsiderohen veçanërisht shqetësuese në Aragon dhe Katalonjë, dy rajone fqinje në veri të vendit.

Qeveria rajonale katalanase u bëri thirrje të premten banorëve të Barcelonës dhe të periferive të saj të dilnin nga shtëpitë vetëm për arsye thelbësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *