Vendosni fjalën kyçe....

Vranë një person e plagosën një tjetër gjatë grabitjes në Fier, burg përjetë për 3 autorët


Gjykata i ka dënuar me burg të përjetshëm 3 personat që gjatë një grabitjeje të armatosur në Fier, vranë një person e plagosën një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 mars të vitit 2018, teksa Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali provuan të grabisin një pikë këmbimi valutor në Fier.

Gjatë tentativës ata qëlluan për vdekje Agur Vrenozin, pronarin e një pike fast-food që u përpoq t’i ndalonte si dhe plagosën pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha.

Tre personart u larguan më pas për t’u kapur pas disa orësh në fshatin Baltëz.

Vrenozi u shpall Qytetar Nderi nga bashkia e Fierit si dhe iu dha medalja ‘Dekorata e Artë e Shqiponjës’ nga presidenti Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *