Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja me dron e gjeneralit Soleimani, Irani ekzekuton personin që dyshohet se i shiti informacione CIA-s


Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunimin e vendndodhjes së Gjeneralmajorit Qasem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron në janar.

Një gjykatë iraniane e dënoi atë për akuzat se kishte ndarë informacione të ndjeshme si me CIA-n ashtu edhe me Mossad-in.

Personi i ekzekutuar është Mahmoud Mousavi-Majd, njoftoi media lokale, duke cituar zëdhënësin e gjykatës, Gholamhossein Esmaeili.

Sipas raportit, Mousavi-Majd kishte marrë pagesa nga CIA dhe Mossad-i në këmbim të informacionit në lidhje me trupat elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe Forcës Quds.

Midis këtyre të dhënave ishin lëvizjet dhe vendndodhjet e Soleimanit, i cili drejtonte Forcën e Kudsit dhe të komandantëve të tjerë të lartë.

Mousavi-Majd, i cili fliste rrjedhshëm arabisht dhe anglisht, raportohet se kishte qasje në informacione të ndjeshme, sepse ai punonte si përkthyes për një kompani të lidhur me Iranin në Siri. Thuhej se ai u zbulua përmes një telefonate të përgjuar.

Soleimani u vra në një sulm me dron pranë aeroportit të Bagdadit. Uashingtoni e kishte akuzuar atë për organizimin e sulmeve terroriste kundër personelit amerikan dhe civilëve dhe argumentoi se vrasja e tij parandaloi vdekjen e më shumë amerikanëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *