Policia e Vlorës ka arrestuar një 57-vjeçar, i cili kishte shkuar t’i dërgonte ushqim një të afërmi në paraburgim.
Sipas uniformave blu, 57-vjeçari me inicialet V.K nga Vlora, është kapur në flagrancë ndërsa tentonte t’i fuste brenda të afërmit të burgosur një fishek arme.
“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk ka të dhëna mbi lidhjen familjare të dy personave dhe motivet se pse 57-vjeçari kërkonte të fuste një fishek brenda ambienteve të paraburgimit.