Vendosni fjalën kyçe....

Budina: Do padis Ramën, Veliaj bën koncerte mes Covid-it


Regjisori Robert Budina, njëherazi aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka thënë ditën e sotme se do e padisë kryeministrin Rama, të cilin e akuzon për publikimin e emrit të tij dhe të vëllait si të infektuar nga Covid-19.

Në një deklaratë për ABC News, Budina pohoi se gëzon shëndet të plotë dhe se e ka kaluar pa simptoma koronavirusin.

Budina theksoi se çështja është politike dhe se qeveria po krijon një ide terrori për masat e marra.

“Jemi duke u marrë me këtë procedurë. Po merremi më dorëzimin e padisë, hartimin. Ne kryem procedurën që kërkuam, ndenjëm në shtëpi. Por nuk e kuptuam asnjëherë nëse ishim të prekur apo jo. Familjarët tanë dolën negativë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim. Po Veliaj që bën koncerte, apo ata nuk i kap virusi. Çështja është politike. Qeveria po krijon një ide terrori për këto masa”, tha Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *