Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare si vrastare për marrëveshjen e 5 Qershorit.
Bylykbashi thotë se me firmosjen e sotme ashtu siç deklaroi pas 5 qershorit nga Rama u arrit që të grisej marrëveshja për zgjedhoren e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.
“Vetëm Edi Rama është i aftë që të bërë një marrëveshje për të prishur një marrëveshje tjetër.
E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot më 21 korrik me atë karagjozatën që e shiti për marrëveshje.
Sot 5 qershori 2020 është thjesht një datë në kalendar pa asnjë rëndësi.
Mos harroni! 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën qe u shkel nga Edi Rama menjëherë pas miratimit të saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake ‘Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)”-shkruan Bylykbashi.