Vendosni fjalën kyçe....

Gjin Gjoni dorëhiqet nga KLGJ-ja: Vettingu selektiv, sulmohem prej 7 vitesh nga politika


Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ai i është drejtuar me një letër KLGJ-së ku bën me dije edhe shkaqet e këtij vendimi.

Ndër të tjera Gjoni thekson se drejtësia është në kolaps dhe se vettingun e kalon vetëm nëse i ke shërbyer politikës.

Në letër, Gjoni shkruan se prej 7 vitesh i është nënshtruar sulmeve personale, të paskrupullta, terësisht politike dhe një kallëzimi penal terësisht politik, për arsyen e vetme se nuk ka pranuar t’i nënshtrohet pushtetit.

“Por prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps, lëvizjet dhe sita e vettingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës, nëse firmos dhe vulos pa menduar, nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë. Shumë kolegë të nderuar nuk i janë nënshtruar në mënyrë të barabartë ligjit, shumë kolegë që kanë dënuar eksponentë të rkimit të organizuar janë flakur nga sistemi vetëm sepse nuk i do partia, ndërkohë që shumë të tjerë, kanë kaluar pavarësisht paligjshmërisë së akumuluar sa një mal në ustrimin e funksionit të tyre si gjyqtar.

Sulmin personal me emër nominal e kam mësuar nga zyrtarët më të lartë, gjatë kohës që unë ushtrojë detyrën e gjyqtarit dhe jo vetëm, përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, të cilët japin llogari dhe nuk janë kontrollrë të gjyqësorit. Për fat të keq, për shtatë vite me radhë, i jam nënshtruar sulmeve personale të paskrupullta, sulme tërësisht politike, dhe një kallëzimi penal tërësisht politik dhe me urdhër, sulme oersonale ndaj meje dhe familjes time vetëm e vetëm sepse nuk pranova t’i nënshtrohem pushtetit por shtetit, ligjit dhe jo individit, interesave të shtetit dhe jo të partive…

Trupa, e cila më gjykon mua dhe kolegët e mi të nderuar, të cilët kanë mbajtur pesha nga më të vështirat dhe të rëndat, është në nivel që lë shumë për të dëshiruar, si në aspketin profesional, në formimin e përgjithshëm si dhe lidhjet që kanë me politikën (80% e tyre kanë qenë nëpunës të kësaj administrate). Për këto arsye, kërkoj të heq dorë në mënyrë të parevokueshme nga statusi i gjyqtarit dhe njëkohësit gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe për rrjedhojë edhe anëtarit të Kolegjit Zgjedhor.” – thekson Gjoni në letrën drejtuar KLGJ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *