Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari Niko Rapi nuk e kalon dot Vettingun, kurse Irena Brahimi konfirmohet në detyrë


Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shpalli sot vendimin pas procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Niko Rapi si dhe për gjyqtaren e Apelit në Gjirokastër, Irena Brahimi.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari vendosi për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Niko Rapi, pasi ai nuk justifikoi dot pasurinë.

Niko Rapi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Ai u transferua në Gjykatën e Tiranës në vitin 2016, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.

Ndërsa gjyqtarja e Apelit në Gjirokastër, Irena Brahimin, u konfirmua në detyrë. Trupa Gjykuese që mori vendimin për Brahimin përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, dhe Lulzim Hamitaj.

Irena Brahimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës. Prej vitit 2004, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, nga sot ajo vazhdon detyrën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *