Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari pas firmosjes së marrëveshjes për ndryshimet në zgjedhoren: E mbajtëm premtimin, t’i bashkohet edhe opozita e bashkuar


Pas nënshkrimit nga kryetarët e grupeve parlamentare të marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese është prononcuar për mediat Rudina Hajdari.

Hajdari shprehet e kënaqur pasi sipas saj arritja ishte mbajtja e një premtimi për shqiptarët.

Më tej ajo e konsideroi hapjen e listave një hap përpara për demokracinë dhe ftoi edhe opozitën jashtë parlamentare t’i bashkohet kësaj marrëveshje.

“Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare. Po hedhim këtë hap sot në këtë ditë, për ndryshim. Ajo që është dukur para shqiptarëve si një gjë jo e mundur, një premtim e mbajta. Premtimin e mbajta. Une unë jam premtimmbajtëse. Këtë e bëj me një përgjegjësi të lartë. Nëse jemi sot këtu, jemi falë qytetarëve. Kjo ditë historike, u bë një moment i rëndësishëm për Shqipërisë. Hodhëm hapa drejt demokracisë. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohet këtij treni të së ardhmes”-tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *