Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, pas qëndrimit mbi 14 muaj në këtë detyrë.
Kola është njëherësh drejtues i degës lokale të Partisë Socialiste në Sarandë në mandatin e tij të dytë dhe gazeta Shqiptarja.com shkruan se arsyet e dorëheqjes së tij lidhen me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe angazhimin total të tij në organizimin e partisë dhe fushatën elektorale.
Ardian Kola ishte një nga emrat e lakuar si kandidat për kryetar bashkie në Sarandë në zgjedhjet e fundit lokale, deri ditën e fundit të shpalljes së kanditurave nga Partia Socialiste, ku u propozua Adrian Gurma.
Pasi nuk kandidoi për postin e kryebashkiakut, në maj të 2019-ës, ai u emërua në krye të Kadastrës.