Vendosni fjalën kyçe....

Komuna e Preshevës shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme për shkak të Covid-19


Shpallet gjendje e jashtëzakonshme epidemiologjike në tërë territorin e Komunës së Preshevës, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga kryetari i Komunës, Shqipërim Arifi, i cili deklaroi se vendimi ka ardhur pas një analize të thellë nga anëtarët e shtabit rreth gjendjes epidemiologjike në Preshevë.

“Qytetarë të ndëruar, sapo përfunduam mbledhjen e Shtabit për Situatën e Jashtëzakonshme dhe analizuam situatën që po zhvillohet në Komunën e Preshevës. . Ditët e fundit ne kemi patur një rritje të qytetarëve me simptoma të Covid-19. Për shkak të kësaj, si vendim i parë që ka nxjerrë Shtabi ka qenë shpalla e situatës së Jashtëzakonshme. Nga sot në orën 06: do të vendoset situata e JAshtëzakonshme. Masat që përcjellin këtë vendim janë në të mirën e gjithë qytetatit e qytetarëve tanë. Për ne prioritet është shëndeti ka qenë dhe do të mbetet e prandaj si Shtab kemi marrë këtë vendim”– tha kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi.

Foto nga Mbledhja e Shtabit të Jashtëzakonshëm

Sipas këtij vendimi, lokalet hoteliere, në territorin e Komunës së Preshevës, do të mbyllen nga ora 20:00 deri orën 05:00 e mëngjesit, ndërsa ndalohet edhe grumbullimi i më shumë se pesë personave në ambient të hapur dhe ate të mbyllur.

Vendimi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *