Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në Presidencë Alvin Berishën, të miturin që u shpëtua nga kampi në Siri


Presidenti Meta ka pritur në presidencë Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrim Berisha.

Historia e Alvin Berishës u bë e njohur pas peripecive të shumta e shpëtimin e tij nga një kamp në Siri ku qëndronte prej shumë kohësh i vetëm.

Ai u rrëmbye nga e ëma që shkoi dhe u bashkua me militantët e ISIS-it në Siri por ajo humbi jetën duke e lënë të vetëm Alvinin i cili u transportua më pas në një kamp në Al Hawl.

Pas shumë peripecish, Alvini arriti të nxirrej nga kampi e të bashkohej me babain në Itali pas 5 vitesh në Siri.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *