Vendosni fjalën kyçe....

Miratohen amendimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: Kontribut i çmuar i klasës politike


Komisioni i Ligjeve ka miratuar para pak çastesh amendimet e Kodit Zgjedhor. Lajmi është dhënë nga përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Gjiknuri.

Ai shkruan se produkti është frut i një pune disa mujore në Komisionin Parlamentar e më pas në Këshillin Politik.

Sipas tij, miratimi i këtyre amendimeve është një ndihmë e çmuar e klasës politike në procesin e integrimit të vendit në BE.

“Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut sapo miratoi me shumicë votash amendimet e Kodit Zgjedhor, produkt që u arrit në sajë të punës së bërë fillimisht në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore e më pas edhe negociatave të zhvilluara në kuadër të Këshillit Politik. Gjej rastin të shpreh falenderimin tim për kolegët deputetë që dhanë votën e tyre në mbështetje të këtij projektligji. Gjithashtu falenderoj kolegët me të cilët prej shumë muajsh punuam dhe kthyem në projektligj marrëveshjet politike të arritura. Vlerësim për ekspertët vendas e të huaj që ishin pjesë e këtij procesi dhe mirënjohje pafund për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që na mbështetën vijimësisht. Miratimi i amendimeve në Kodin Zgjedhor është një kontribut i çmuar që klasa politike jep në procesin e integrimit dhe realizimit të konferencës së parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të negociatave të anëtarësimit.” – shkruan Gjiknuri në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *