Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi del kundër marrëveshjes së 5 qershorit, firmos vetëm për hapjen e listave


Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi në deklaratën për mediat tha se nuk ka firmosur sot për marrëveshjen e arritur në 5 qershor mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar.

Sipas tij ai në marrëveshjen me 4 pika ka rënë dakord që grupi që ai përfaqëson të firmosë vetëm për hapjen e listave dhe jo për marrëveshjen e 5 qershorit.

’Shiheni marrëveshjen. Murrizi ka firmosur për Listat e Hapura. Jemi kundër pikës 1, nuk votojmë marrëveshja jashtë-institucionale‘’- tha Murrizi.

Firma e Myslim Murrizit me shënim kundër marrëveshjes së 5 qershorit


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *