Vendosni fjalën kyçe....

Policia shpërndan protesën para kryeministrisë (Fotot)


Policia ka shpërndarë protestën e organizuar paraditen e sotme nga pronarët e bareve, lokaleve e artistëve para kryeministrisë.

Ditën e djeshme qeveria mori disa masa për mbylljen e lokaleve të natës e diskove si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në lokale.

Nga masa nuk preken ende vetëm restorantet.

Pronarët e bareve e lokaleve deklaruan se vendimi i qeverisë dëmton rëndë ekonominë e personave që janë të lidhur me këto biznese duke nisur që nga stafet e deri te muzikantët e këngëtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *