Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën thirrje për lista të hapura, ç’deklaronte Gjiknuri një muaj më parë (Video)


Para pak çastesh kryeministri Rama publikoi një videomesazh ku bën thirrje për hapjen e listave.

Në mesazh thuhet se ato janë të rëndësishme për demokracinë dhe vendosin një lidhje më të fortë mes votuesve dhe të zgjedhurve.

Ditët e fundit, kreu i qeverisë i ka mëshuar fort hapjes së listave të deputetëve. Por a është ky një qëndrim i kahershëm i kryeministrit Rama dhe PS-së?

Në një video të publikuar nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ish-ministri Gjiknuri që përfaqëson PS-në në Këshillin Politik deklaronte se Partia Socialiste ishte kundër listave të hapura.

“Ne përshembull si Parti Socialiste të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë të listave të hapura. Ndoshta do vijë dita që do kemi lista të hapura kur do pendohen për listat e hapura.” – thotë Gjiknuri në një emision televiz më 19 qershor të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *