Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi në Hagë pasi u mor në pyetje Thaçi, Von Cramon thotë se nuk ndërhyri tek Specialja


Viola Von Cramon shkoi në Hagë dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale, një ditë pas përfundimit të marrjes në pyetje të presidentit Hashim Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale.

Por ky veprim i raportueses për Kosovë në Parlamentin e Evropës, zgjoi kritika të ashpra në Kosovë, për ndërhyrje në drejtësi.

Por Cramon e mohon kategorikisht një gjë të tillë. Ajo ka folur për Klan Kosovën, ku ka deklaruar se akush nga Parlamenti Europian nuk do ndërhynte në ndonjë vendim të gjyqësorit.

 “Unë kurrë s’kam ndërhyrë dhe kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Askush nga ne në Parlamentin e Europës nuk do të involvohej në ndonjë vendim të gjyqësorit. Kur bisedoni me prokurorin special Jack Smith, pastaj me ata të regjistrit si dhe me kryetarin e gjykatës ju do ta shihni se ata janë krejt të pavarur. Ata nuk do të lejojnë të bëni madje asnjë pyetje specifike për cilindo rast që e kanë në shqyrtim”, tha Cramon për Klan Kosovën.

Raportuesja në Parlamentin Evopian mohon se kishte ftesë për vizitë por vetëm kërkesë që e kishte bërë qysh në fillim të vitit e që e realizoi të premten e 17 korrikut.

“Specialja është strukturë e rëndësishme për sundim të ligjit e Kosovës. Është obligimi im që të njoftohem me punën e këtij institucioni në Hagë. Kjo ishte arsyeja kyçe e vizitës sime. Natyrisht isha e interesuar të dija se si është strukturimi dhe pse kanë marrë aq shumë kohë”, shpjegoi ajo.

Cramon thotë se lajmi për konfirmimin ose jo të aktakuzës ndaj Thaçit do të jepet deri në fund të verës.

Lidhur me vizitën e saj në Hagë, Von Cramon foli të premten duke thënë se kishte vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

 “Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *