Vendosni fjalën kyçe....

Trump nënshkruan memorandumin që heq imigrantët pa dokumenta nga harta zgjedhore


Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum të martën që do të ndalonte numërimin e imigrantëve pa dokumenta, herën e ardhshme kur të vendosen kufijtë e distrikteve të votimit, një lëvizje që hasi reagimin e menjëhershëm të demokratëve dhe të paktën një sfidë të mundshme ligjore.

“Përfshirja e këtyre të huajve të paligjshëm në popullsinë e shtetit kur të hartohen hartat zgjedhore, mund të sjellë si rezultat sigurimin e dy ose tre vendeve në Kongres, që në kushte të tjera nuk do të mund të fitoheshin”, thuhet në dokument.

Ekspertët e agjencisë amerikane të regjistrimit të popullsisë dhe juristë shfaqën dyshime për ligjshmërinë e këtij veprimi dhe thanë se nuk është e thjeshtë të zbatohet, shkruan Zëri i Amerikës.

Teorikisht, Partia Republikane e Presidentit Trump mund të përfitojë, pasi kjo masë eliminon popullatën kryesisht jo të bardhë të imigrantëve që janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar distrikte zgjedhore me shumicë të bardhë.

Po ashtu mund të sjellë si rezultat që shtetet me popullsi të dendur imigrantësh të humbin vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë, përfshirë shtete që anojnë nga demokratët, si Kalifornia me që ka 53 vende dhe Nju Jorku me 27.

Hartimi i ardhshëm i hartave zgjedhore për të reflektuar ndryshimet e popullsisë, është parashikuar për vitin 2021, pasi të jenë përfshirë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *