Vendosni fjalën kyçe....

Ura Vajgurore do quhet Dimal, vendimi merret zyrtarisht të premten


Këshilli i Bashkiak i Urës Vajgurore do vendosë të premte ndërrimin e emrit të qytetit në Dimal.

Mbedhja është njoftuar për të premten e 24 korrikut dhe është e para herë që prej vitit 1992 që merret një vendim i kësaj natyre.

Ura Vajgurore e ka marrë emërtimin në vitet 1946-1947 ndërsa emërtimi Dimal ka të bëjë me qytetërimin e lashtë ilir, gjurmët e të cilit janë gjetur në zonë.

Njoftimi

Të nderuar kolegë!

Ditën e premtë më datë 24 korrik ora 11:00, Këshilli Bashkiak i Urës Vajgurore, do të votojë për ndryshimin zyrtar te emrit të bashkisë, e cila do te quhet Bashkia Dimal. Për hir të interesit publik, ftoj mediat lokale, kombëtare e opinionin e gjerë, ta ndajmë bashkarisht këtë moment, i cili shënon një kulmim të rëndësishëm egzistencial  për komunitetin tonë.

Ndryshimi i emrit nga Bashkia Ura Vajgurore, në Bashkia Dimal ka qenë një ide e hershme, e cila mori formë, kur Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj nisi interesimin për qytetin e lashtë të Dimalit, duke ngritur edhe një grup pune për rijetëzimin e qytetit antik, grup pune që përbehet nga arkeologe, gazetarë, regjisorë, intelektualë dhe banorë të zonës.

Pas një fushate të gjatë për informimin në lidhje me këtë sit arkeologjik, aktiviteteve të shumta shkencore dhe me karkater edukues, si edhe pas konsultimeve publike me komunitetin, nisma do të marrë formë institucionale. Eshtë hera e parë, që pas vitit 1992, kur u krijuan 36 rrethet e para në Shqipërinë paskomuniste, kur merret një vendim i tillë nga një bashki në vend.

Emrin Ura Vajgurore, qyteti e mori mes viteve 1946-1947, kur në këtë lokalitet u vendosën depozitat e mëdha të nënprodukteve të naftës të cilat përpunoheshin në Kuçovë. Vendimi i këshillit bashkiak nuk ka si qëllim ndryshim kufijsh, por nisma synon që të zhvillojë këtë zonën përmes turizmit historik dhe përmes sitit të Dimalit, një nga qytetërimet më të vjetra të ilirisë, i cili daton nga vitet 200 para erës sonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *