Paraditen e sotme, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka shkuar në Presidencë për t’u takuar me kreun e shtetit, Ilir Meta.
Ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me këtë takim dhe temën e diskutimit mes presidentit dhe kryediplomates amerikane në vendin tonë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ambasadorja Kim u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutoi për nismën e opoitës parlamentare për hajen e listave dhe për paktin e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta ka qenë shumë kritik me nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, të mbështetur fort nga maxhoranca.