Pak ditë më parë zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa denoncoi se Bashkia e Tiranës do kryente një tender për mobilimin e bibiotekës së kombinatit e cila është e vendosur në një godinë që do shemebt për shkak të dëmtimit nga tërmeti.
Por pas ditën e djeshme është anuluar tenderi për mobilimin e bibliotekës ku nga ana e Veliajt në Këshillin Bashkiak pati edhe sulme ndaj Zhupës, duke e quajtur denoncimin gjobë ndaj tij.
Por sipas Zhupës justifikimet e Veliajt në Këshillin Bashkiak për anulimin e tenderit janë pallavra pasi sipas saj veprimi për të anuluar tenderin u bë sepse letrat e dërgonin Veliajn në ndjekje penale.
“Veliaj kryemashtruesi, pas demaskimit publik ka anulluar tenderin per mobilimin e bibliotekes inekzistente te Kombinatit.
Kryebashkiaku i emëruar, paska dalë dje në këshillin bashkiak edhe e ka mbrojtur medemek do merrte mobilim për një vend fantazëm që biblioteka ende s’ka. Por në relacionin teknik siç mund ta shikoni në tender e ka të caktuar edhe godinën ekzistuese edhe arsyet e mobilimit që s’kishin lidhje me realitetin.
Vetëm një mashtrues serial i kapur në shpërdorim mund të vazhdoj të mashtroj publikun me pallavra edhe pse në fakt e ka anulluar se letrat e çonin për ndjekje penale.
Unë do vazhdoj të mbroj interesat e qytetareve të Tiranës, çdo orë edhe çdo ditë, të nxjerr çdo fakt e provë se si e keqmenaxhon Tiranën, sesi e ke kthyer në beton, ke paralizuar qytetin dhe mendon vetëm për oligarkët dhe pasurimin tënd”-shkruan Zhupa.