Vendosni fjalën kyçe....

Dëbohet e shpallet i padëshirueshëm në Shqipëri i riu iraniano-italian


Një shtetas italian me kombësi iraniane është shpallur i padësirueshëm nga autoritetet shqiptare pasi sipas tyre përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ai është dëbuar për 15 vjet ndërsa vendimi është firmosur nga ministri i Brendshëm, Lleshaj.

Sipas policisë, ai vëzhgonte opozitën iraniane në vend (MEK), me seli në Manëz dhe është person me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për Danial Kassraee, i datëlindjes 26 tetor 1991, me kombësi iraniane dhe shtetësi italiane.

Nga verifikime dyshohet se Kassraee ka bashkëpunuar edhe me ambasadën e Iranit në Tiranë, për kryerjen e detyrave kundër MEK në Shqipëri, nga e cila do të kishte përfitime.

Nga raport-vëzhgimet ka rezultuar se Kassraee ka kryer lëvizje të shpeshta pranë kampit të MEK në Manzë-Durrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *