Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa flet pas sulmeve që mori në rrjet: Nuk doja të nxisja urrejtje, dua që Kosova të vihet në hartë


Pas urrejtjes që mori në rrjetet sociale vetëm pse publikoi një hartë të Shqipërisë etnike, Dua Lipa ka sqaruar se pse vendoi ta bënte atë postim.

Ajo ka sqaruar se nuk ka patur ndërmend të provokojë e nxisë urrejtje, por vetëm dëshiron që vendi i saj të përfshihet në një hartë dhe të ndihet krenare të flasë për rrënjët e saj.

“Postimi im i mëparshëm s’ka pasur asnjë qëllim të nxiste urrejtje. Më trishton dhe zemëron fakti që postimi im është keqinterpretuar nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizmin etnik, diçka që unë e kundërshtoj plotësisht.

Sa herë që postoj për Kosovën, Instagrami im çmendet, edhe nëse bëhet fjalë për diçka aq të gëzueshme sa ushqimi ose muzika, dhe unë jam ndeshur me një rezistencë të ashpër ndaj idesë së një kulture autentike kosovare.

Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe nga jemi. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë dhe të jem në gjendje të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe vendin tim. Unë i inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë.”- shkruan këngëtarja me origjinë nga Kosova, në një postim kuq e zi.

Ditët e fundit Dua Lipa u sulmua në rrjetet sociale me komente negative, aq sa disa e quajtën edhe fashiste vetëm pse kishte publikuar një hartë të Shqipërisë etnike. Krahas hartës, ajo tregoi edhe kuptimin e plotë të fjalë autokton, por pati reagime të shumta me këtë postim patriotik të saj.

Përdoruesit serbë të rrjeteve sociale komentuan negativisht, e në veçanti tërhoqi vëmendjen regjisori serbo-kanadez, Boris Malagurski me komentet e tij kundër Duas.

Para këtij postimi, ajo i ishte drejtuar me një kërkesë kompanisë Apple që ta njohë hartën e Kosovës si shtet i pavarur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *