Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk bëhet personi i 5-të më i pasur në botë, Jeff Bezos thyen tjetër rekord


Elon Musk tani është njeriu i pestë më i pasur në botë, pasi pasuria e tij arriti në 74 miliard dollarë të hënën falë aksioneve të Teslas. Sipas Forbes, aksionet në kompaninë e themeluar nga Musk, arritën në 1.643,00 dollarë. Një rritje kjo prej 300% që nga janari i vitit 2020 dhe prej 60% që nga fundi i qershorit.

Tani Tesla vlen më shumë edhe sesa General Motors, Ford, BMW dhe Ferrari të kombinuar bashkë dhe ka tejkaluar çdo rival për t’u bërë prodhuesi i makinave me vlera më të larta në botë.

I pyetur nga Forbes për pasurinë e tij, Musk, i cili është edhe Drejtori i Përgjithshëm i SpaceX, tha: “Në të vërtetë nuk mund të më interesonte më pak. Këta numra rriten dhe bien, por ajo që ka shumë rëndësi është bërja e produkteve të shkëlqyera që njerëzit i duan.”

Ndërkohë, njeriu më i pasur në botë mbetet themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Ai gjithashtu ka parë një rritje të pasurisë së tij, prej 13 miliardë dollarësh brenda një dite, të hënën e kaluar.

Ky është kapërcimi më i madh një ditor në pasurinë e një personi në historinë e Listës së Miliarderëve të Bloomberg. Ai tani ka një pasuri prej 189.3 miliardë dollarë.

Kompania e ‘Amazon’ ka patur një rritje të aksioneve të saj me 73 përqind që nga fillimi i vitit, falë një rritje të blerjeve në internet në mes të pandemisë së koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *