Deputetja Rudina Hajdari ka folur për të ardhmen e saj politike në emisionin “Repolitix” në Report Tv.
Hajdari ka siguruar që në zgjedhjet e ardhshme do jetë në një listë për kandidate por pa zbuluar se në cilën forcë politike.
Ajo tha se në shtator do bëjë publike pozicionimin e saj për të ardhmen politike.
“Di të them që në zgjedhjet e ardhshme do të jem në një liste dhe shpresoj që të jetë e hapur 100 % dhe me njerëz që janë vlejë dhe emrat e tyre do peshojnë dhe s’do kenë frikë nga populli shqiptar dhe të përfaqësojnë njerëzit me dinjitet dhe tu japin llogari për premtimet e tyre. Do të jetë një fushatë e jashtëzakonshme dhe do mundohemi se gjatë kësaj periudhë që do e zbulojmë së bashku duhet fillimisht të mbyllin kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese dhe në shator do zbuloj diçka më shumë“- tha Hajdari.
Hajdari pas qëndrimit në parlament vitin e kaluar u përjashtua nga Partia Demokratike pasi nuk zbatoi vendimin për të lënë mandatin ashtu si kolegët e saj që u zgjodhën në vitin 2017.