Një ditë pas debatit të tij të pazakontë politik në Karolinën e Jugut, ku shpërtheu në lot e foli për abortin, Kanye West ka shpërthyer në një varg postimesh të hënën.
Ai akuzon gruan e tij Kim Kardashian se ka tentuar ta mbyllë në një spital psikiatrik, krahasoi veten me Nelson Mandelën si dhe deklaroi se filmi “Get Out” ishte i bazuar në jetën e tij.
Në mitingun e tij në Kaliforni, Kanye zbuloi mes lotësh se ai dhe Kim kishin dashur të abortonin fëmijën e tyre të parë dhe se si kishin ndryshuar mendim. Pas kësaj shumë media nisën të shkruanin se Kim ishte mërzitur me të shoqin që kishte bërë këtë deklaratë, apo se ai vuante nga problem të shëndetit mendor.
“Kim po përpiqej të fluturonte drejt Wyoming me një mjek për të më mbyllur si në filmin ‘Get Out’ sepse unë qava kur fola se si shpëtoi jeta e vajzës sime dje”– tha West në një nga postimet, që më vonë i fshiu.
“Nëse unë bllokohem si Mandela ju të gjithë do ta di pse”- shkroi ai në një tjetër postim, gjithashtu të fshirë më pas. E nuk u ndal me kaq, por foli edhe kundër vjehrrës së tij Kriss Jenner, duke thënë se ajo nuk është e mirëpritur pranë fëmijëve të tij.