Vendosni fjalën kyçe....

Kim ka një paralajmërim në Twitter-in e pasdites, flet për demokracinë e korrupsionin


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Kim, ka shpërndarë një postim në Twitter.

Ajo u bën thirrje drejtuesve të partive që për zgjedhjet e ardhshme të bëjnë kujdes me përzgjedhjen e kandiatëve për deputetë.

Kim u kërkon që të kontrollojnë kandidatët për të mos e minuar demokracinë e për të mos nxitur korrupsionin.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetojini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin.” – shkruan ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *