Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i mirë nga Partizani, Esat Mala shërohet nga koronavirusi


Klubi i Partizanit ka dhënë një tjetër lajm të mirë lidhur me lojtarët të cilët janë të infektuar me koronavirus.

Esat Mala duket se e ka kaluar sëmundjen infektive, pasi në testin e dytë të kryer ai ka rezultuar negaiv.

“FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dal negativ. Tashmë testimeve të radhës priten ti nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote.”– thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se ditën e dielë klubi lajmëroi se ishin shëruar dy lojtarët Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët ishin dy të prekurit e parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *