LSDM-ja ka bërë të ditur sot përmes një komunikate për mediat se i ka mandatet dhe do të formojë qeverinë e rë në Maqedoninë e Veriut duke shtuar se këtë nuk mund ta bëjë VMRO-DPMNE.
“As Mickoski nuk mund të demokratizojë VMRO-DPMNE-në, por as edhe nuk mund të marrë mandate për formimin e qeverisë. Mickoski është politikan i humbur. Maqedonia e Veriut u çlirua, por VMRO-DPMNE-ja akoma është e robëruar nga instalimet e Gruevskit”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, shkruan INA.
Më tej në deklaratën e LSDM-së theksohet se VMRO-DPMNE-ja do të ngelet në opozitë.
Më herët VMRO-DPMNE-ja njoftoi se ka autorizuar liderin e partisë, Hristijan Mickoski të negociojë për formimin e shumicës së re parlamentare e kësisoj qeverisë së re.