Ka nisur pa praninë e opozitës jashtëparlamentare mbledhja në Këshillin Politik. Në tryezë do jenë përveç të zakonshmëve Gjiknuri e Hajdari, edhe kryeministri Rama e deputeti i PD-së, Murrizi.
Në shkëmbimet e mesazheve ditën e sotme mes Gjiknurit e opozitës jashtëparlamentare, kjo e fundit theksoi se ishte e gatshme të vinte në tryezë ditën e nesërme ose të pasnesërme duke theksuar se nuk lëvizte nga marrëveshja e 5 qershorit e duke përfshirë në tryezë edhe disa çështje të lëna pezull.
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama e opozita parlamentare nëpërmjet Murrizit njoftuan arritjen e marrëveshjes për disa amendime në Kodin Zgjedhor që ka të bëjë me hapjen e pjesshme të listave të votuesve.
Pas kësaj, opozita jashtëparlamentare e denoncoi si të njëanshëm vendimin që sipas saj prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe u hap rrugën ndryshimeve të njëanshme kushtetuese për të ndaluar koalicionet.
Të pranishëm në tryezën e sotme janë edhe përfaqësues të OSBE-së e ambasadës amerikane.