Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shpërndarë studimin e Organizatës së Komebeve të Bashkuara në të cilin thuhet se Shqipëria po zbrazet nga njerëzit.
Meta ka bërë apel që të ndalohet shpopullimi i vendin, duke thënë se ka një projekt anti-kombëtar të zhbërjes së Shqipërisë.
Për Metën duhet të plotësohen 15 kushtet e BE-së që sipas tij është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane.
“Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.
Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!
Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!
Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!
Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!”-shkruan Meta.