Vendosni fjalën kyçe....

Pas Thaçit, Gjykata Speciale e Hagës thërret dhe Ali Ahmetin


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Dhomat Speciale të Hagës në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka konfirmuar vet kreu i BDI-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka pranuar ftesën.

Ahmeti ndër të tjera thekson se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm.

Të nderuar qytetarë,

Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.

Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.

Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”-shkruan Ahmeti.

Thirrja e Ahmetit vjen vetëm pak ditë pasi Presidenti i Kosovës Hashim Thaç kaloi javën e kaluar  ditë marrje në pyetje nga prokurorët në Hagë. 

Madje thirrja në Hagë e Thaçit anuloi edhe takimin në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë për dialogun bilateral nën ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *