Ka përfunduar brenda pak minutash takimi në Këshillin Politik.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e opozitës parlamentare, Hajdari e Murrizi si dhe përfaqësuesit e PS-së, Rama e Gjiknuri.
Pas daljes nga takimi Hajdari e PD-së tha se opozita jashtëparlamentare duhet të ishte e pranishme në takim. Ndërsa shtoi se listat duhen hapur plotësisht.
“Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim listat e hapura 100%. Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që kanë mbështetur parimin, duhet që listat të happen 100%, dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jot ë mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jot ë zgjidhen nga kryetarët, por nga populli.” – tha Hajdari.
Ndërsa Murrizi po i PD-së tha se PS, PD e LSI janë gjithë kohën bashkë ndërsa shtoi se miratimi i ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik nuk e prek marrëveshjen e 5 qershorit.
“Ekspertët thanë se edhe nëse më 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e qershorit. Kështu që nuk shoh pse nuk vijnë që të na mbushin mendjen edhe neve. E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i 2008-ës, që shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes. Shqiptarët janë kthyer thjesht në votues, jo zgjedhës. Kështu që ndryshimet rregullojnë demokracinë, votën, aq sa mundet në Shqipëri.” – tha Murrizi.