Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep informacionin zyrtar për shpërthimin në Elbasan


Policia jep informacionet zyrtare lidhur me shpërthimin që ndodhi paraditen e sotme në Elbasan.

Sipas uniformave blu, vetëm tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky shpërthim në zonën e ish-Metalurgjikut, në një subjekt privat.

Ata janë: Q.Mullahu, 61-vjeç, si dhe E.Bendaj dhe O. Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, të cilët janë babë e bir. Për fat të mirë ata janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundëshem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.

Dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një shpërthim i një tubi në repartin e oksigjenit. Balkanweb ka publikuar një video nga vendngjarja, ku shihen autoambulancat, forcat e policisë si dhe qytetarë e punonjës t= cilët presin për të mësuar mbi gjendjen e tre të plagosurve./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *