Vendosni fjalën kyçe....

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Buxheti arrin në 34 miliardë lekë, donacionet aktive 272 milionë euro


Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar sot procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmetit i 26 nëntorit.

Ahmetaj tha se së bashku me donatorët është vendosur ngritja e një Sekretariati Teknik të Përbashkët me qëllim transparencën e fondeve. Sipas tij, ka nisur ndërtimi i 50 banesave të para në zonën e Farkës.

Ministri tha se buxheti i rindërtimit ka arritur në 34 miliardë lekë, ndërsa aktualisht donacionet aktive llogariten në 272 milionë euro.

“Ka qenë një proces i pashkelur më parë, është hera e parë që një ndërmarrje kaq e madhe, të merret me programimin, rikonstruksionin e tj. Shpejtësia e përgjigjes nga ana e qeverisë ka qenë e denjë. Janë 37 mbledhje të komisionit shtetëror të rindërmit, që i kanë cuar propozimet Këshillit të ministrave. Së bashku me donatorët kemi vendosur për një sekretariat teknik të përbashkët, për shkak të transparencës. Në sekretariat kemi anëtarë ngë SHBA, BE, Turqi e Gjermani. Situata aktuale janë 13 192 qytetarë me bonus qeraje, 3 337 leje ndërtimi me procedutë të përshpejtuar si edhe 56 164 aplikime në platformë. Sot buxheti ka 34 miliardë lekë për vitin 2020 dhe donacione aktive 272 milionë euro.

Ka filluar ndërtimi i 50 shtëpive të para në zonën e Farkës. Ka fonde të alokuara për banesa, rindërtim të objekteve arsimore. Gjithë prokurimet bëhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si njësi zbatuese, ndërsa për Bashkinë Tiranë është vetë bashkia njësi zbatuese.  Ëebsite i rindërtimit përditësohet një herë në dy ditë.” -u shpreh Ahmetaj.

Ministri tha se zbatimi i programit do të bazohet në 4 shtylla që janë:  rindërtimi i objekteve të reja, grantet e rikonstruksionit, rindërtimi i infrastruktrurës publike, dhe programi i katërt do të jetë rimëkëmbja ekonomikë.

Sa i përket banesave kolektive, Ahmetaj informoi se në fund të shtatorit do të mund të kemi hapjen e themeleve në një set të gjerë, në të 10 bashkitë jashtë Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *