Njohësi i çështjeve politike nga Mali i Zi, Ljubomir Filipovic është sulmuar nga serbët për shkak se ai publikoi një foto të princit Pavle Karadjordjevic të Jogosllavisë, me veshje tradicionale shqiptare.
Madje mes atyre që e sulmuan ishte edhe deputeti serb Konstantin Samofalo. Pasi publikoi foton e Karadjordjeviç kur ishte i vogël, Filipovic tha se princi jugosllav e kishte origjinën nga fisi Kelmend i veriut të Shqipërisë.
“Princi jugosllav Pavle Karađorđević në kostumin kombëtar shqiptar. Një nga teoritë e origjinës së familjes mbretërore Karađorđević thotë se ata e kanë preardhje nga fisi Kelmend i veriut të Shqipërisë”, shkruante Filipovic, i cili është një publicist dhe aktivist i njohur në Malin e Zi.
Por rrjeti nuk u tregua i butë me të. Studiuesi malazez bëri një tjetër postim ku i adresohej kërcënimeve.
“Pasi bëra një postim të padëmshëm për familjen Karađorđević (teorinë e origjinës së tyre shqiptare) mora qindra ofendime dhe kërcënime. Dhe kush do t’ja dijë, ky është internet këto ditë. Por ata që më kanë goditur më shumë ishin disa nga njerëzit më të arsimuar serbë që merreshin me fanatizëm.” – shkruan Filipoviç.
Ai më pas përmend disa emra: Srdjan Garcevic, Sergej Dojcinovic, Mladen Lisanin dhe Dusan Milenkovic. Të gjithë serbë të shquar.
“Këta njerëz duhet të mësojnë se nuk jeni më pak serb, nëse origjina juaj është shqiptare, as më pak malazezë nëse rrënjët janë serbe… Ndaloni së ushqyeri tregime etno-nacionaliste!”– bën thirrje studiuesi malazez.
Ai nuk ndalet me postimet, ndërsa pyet serbët se pse e kanë kaq të vështirë të pranojnë shqiptarët si qenie njerëzore të barabarta.
“Synimi i postimit tim ishte të tregonte se sa të ngjashëm jemi, në Ballkan kemi shumë më tepër të përbashkëta nga sa mendojmë zakonisht. Ajo që kam marrë në vend të kësaj është një sulm shovinist dhe fyerje nga njerëz si deputeti serb Konstantin Samofalov. A është kaq e vështirë të pranosh shqiptarët si qenie njerëzore të barabarta?”, shkruan ai.