Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje opozitës jashtëparlamentare: Mos bojkotoni Këshillin Politik


Ndërsa sot pritet të mblidhet përsëri Këshilli Politik, kryeministri Edi Rama ka një thirrje për opozitën jashtëparlamentare.

Pasi mbrëmë arriti në një marrëveshje me opozitën në Parlament, përmes një postimi në ‘Tëitter’ Rama i kërkon opozitës jashtë Parlamentit, që mos të bojkotojë mbledhjen e radhës të Këshillit Politik.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”- shkruan Rama.

Ditën e djeshme, maxhoranca dhe opozita parlamentare ranë dakord për tre pika në këtë marrëveshje, ku u pranua votimi për marrëveshjen e 5 qershorit në seancën e 23 korrikut dhe në ndryshimet kushtetuese më 30 korrik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *