Vendosni fjalën kyçe....

Seria e dytë e telenovelës së letrave, Bylykbashi e Vasili i përgjigjen Gjiknurit


Ka hyrë në një fazë tjetër telenovela e shkëmbimit të letrave mes shumicës e opozitës jashtëparlamentare.

Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje letrës së para pak çasteve nga përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Gjiknuri, i cili e ftonte të konfirmonte pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e sotme të këshillit.

Në kthimin e përgjigjës, Bylykbashi e Vasili thonë se do marrin pjesë në mbledhjen e së enjtes apo të premtes ku do diskutohen disa pika të mbetura pezull të cilat i theksuan edhe në letrën e dërguar më herët ditën e sotme duke shtuar se është shumë kohë për miratimi e zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Letra

Edhe ne gjykojmë që Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, sepse kemi humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

 Në këtë kuadër, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj.

 Gjithashtu, ju konfirmojmë se bashkërisht kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, që duhet të vijojmë punën në Këshillin Politik për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.  12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”.

 Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për përfshirjen e këtyre çështjeve në Rendin e Ditës së mbledhjes së rradhës.

 Mbetemi në pritje të konfirmimin nga ana juaj!

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *