Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziu


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu.

Vendimi u dha paraditen e sotme, pas procesit të verifikimit në tre shtyllat e Vettingut.

Trupa që kreu rivlerësimin e gjyqtarit kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, ndërsa relatore ishte Etleda Çiftja dhe anëtare Xhensila Pine.

Selim Kryeziu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Librazhdit.

Në vitin 2006, ai është emëruar inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2012 u promovua si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Mirëpo KPK ka arritur në përfundimin se Kryeziu nuk e justifikonte dot pasurinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *