Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:30 në repartin e oksigjenit dhe kanë mbetur të lënduar 7 punonjës.
3 nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë ndërsa 4 të tjerët kanë dëmtime të lehta dhe nuk ndodhen në spital.
Tre punonjësit që ndodhen në gjendje më të rëndë janë: Q.Mullahu, 61-vjeç, si dhe E.Bendaj dhe O. Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, të cilët janë babë e bir.
Paraprakisht besohet se shkak është bërë një rrjedhje e gazit, megjithatë ende nuk ka informacione zyrtare./Hashtag.al