Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria rol deciziv në dakordësi, Cakaj: Arritje historike në Bujanoc


Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar ngritjen e Kuvendit nga i cili është zgjedhur Kryetari i ri i Bujanocit.

Cakaj e ka quajtur një arritje për koalicionin e krerëve të politikës shqiptare të Bujanocit të cilët zgjodhën Nagip Arifin.

Cakaj thotë se për krijimin e koalicionit të krerëve të politikanëve në Luginën e Preshëvës ka pasur rol të rëndësishëm edhe Shqipëria.

Një tjetër lajm fort i vyer:

Sot është konstituuar Kuvendi dhe është zgjedhur Kryetari i ri i Bujanocit, z. Nagip Arifi! Nëpërmjet bisedave telefonike kam përgëzuar të gjithë krerët e partive politike shqiptare të Bujanocit për këtë arritje historike të koalicionit të shumicës shqiptare.

Falënderim i veçantë i shkon z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqipërim Musliu e z. Arbër Pajaziti për vullnetin e tyre për t’i tejkaluar dallimet partiake në shërbim të të mirës së përgjithshme. Pas këtij bashkimi forcash, të gjithëve ne na takon t’i japim mbështetje të pakursyer përpjekjeve të Komunës së Bujanocit për ta zhvilluar një qeverisje të re në shërbim të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

Ashtu sikurse Lista e Luginës së Bashkuar, edhe koalicioni i shumicës shqiptare në Bujanoc, duhet të jetë vetëm një pjesë e një ndërmarrje më të përgjithshme politike në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ne mbetemi të përkushtuar për t’i dhënë të gjithë vëmendjen e duhur e mbështetjen e nevojshme shqiptarëve të Luginës së Preshevës”-shkruan Cakaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *