Mbyllet zyra e shërbimeve ADISA në qytetin e Fierit. Kjo për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19, që ka detyruar gjithë stafin të futet në karantinë deri në daljen e rezultateve të tamponëve.
“Institucioni është mbyllur si masë parandaluese deri në një njoftim të dytë për arsye të verifikimit të një rasti potencial me COVID-19”- thuhet në një njoftim të vendosur në derën e këtij institucioni.
Numri i të prekurve në bashkinë e Fierit nga koronavirusi ka shkuar në 43, 12 prej të cilëve janë punonjës të Kadastrës.