Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një agjenci funerale në Çikago, 14 të plagosur


Katërmbëdhjetë njerëz kanë përfunduar në spital të plagosur, pas një sulmi në një agjenci funerale në Çikago.

Gjendja e personave të pagosur ende nuk dihet.

CNN shkruan se rreth orës 6:30 të pasdites së të martës, një automjet i zi erdhi me shpejtësi dhe një person brenda tij nisi të qëllonte me armë zjarri ndaj të pranishmëve në një funeral.

Disa njerrëz nga varrimi filluan të kundërpërgjigjen dhe kur automjeti u rrëzua dhe u ndalua, njerëzit nisën të vraponin në drejtime të ndryshme.

Policia zbuloi se ka gjetur 60 raste predhë në vendin e ngjarjes deri më tani.

Kjo ngjarje është vetëm episodi më i fundit i dhunës në Çikago.

Gjatë fundjavës, 63 u qëlluan dhe të paktën 12 njerëz u vranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *