Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm dukë lënë të plagosura katër gra, dy prej të cilave të moshës 21-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Të plagosurat janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.