Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e Pompeos: Kina e bleu kreun e OBSH-së, përgjegjëse për dëmet nga pandemia


Sekretari i Shtetit për Shtetet e Bashkuara, Mike Pompeo, thuhet se tha se Partia Komuniste Kineze (ÇP) e ka ‘blerë’ drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Ai thuhet se i ka bërë akuzat kundër Shefit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një takim me një grup bipartizan të deputetëve britanikë gjatë vizitës së tij në Londër të hënën.

Sekretari i Shtetit tha që SHBA-të kishin të dhëna të forta të inteligjencës lidhur me pretendimin se Kina e bleu kreun e OBSH-së.

Sipas The Telegraph, Pompeo e krahasoi Organizatën Botërore të Shëndetit me Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se organi ndërkombëtar është një ‘organizatë politike, jo shkencor’.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është anëtar i një partie marksiste-leniniste etiopiane. Kur shërbeu si ministër i Jashtëm i vendit, raportohet se organizoi partneritete me Partinë Komuniste Kineze, që çoi në rritjen masive të borxhit të Etiopisë ndaj Kinës.

Ngjitja e tij në krye të OBSH-së u mbështet fuqishëm nga Kina, shkruan Breitbart.

Një raport i gazetës gjermane Der Spiegel pretendonte se lideri kinez, Xi Jinping, personalisht e mori në telefon Tedros, duke kërkuar që OBSH-ja të vonojë ta deklarojë virusin e dalë në Wuhan si pandemi. OBSH-ja e ka mohuar se ka pasur një bisedë midis Tedros dhe Xi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *